domenica 16 agosto 2015

The very first post...say hi to me πŸ‘‹πŸΌ

Ndodh qe pas te tridhjetave (jo shume pas te tridhjetave 😝, te kuptohemi 😭) ne momentin qe ke nje lidhje te konsoliduar ne martese, por ende pa nje kolopuc (per te cilin po lodhemi lumturisht) e gjen veten me goxha kohe te lire. Ndodh qe je ne ate fazen qe do te besh dicka per vete, vetem per vete (qe pastaj ta ndash me te tjeret πŸ™ˆ). Ndodh qe te pelqejne shume fotot dhe qe ke gjithashtu nje dell per te shkruar (te cilin e ke lene pas dore per shume kohe). Por mbi te gjitha ndodh te kesh mikesha shume te mira te cilat te njohin me mire seΓ§ njeh veten dhe te nxisin te besh dicka qe ti ke dashur ta besh gjithmone por nuk ja ke thene asnjehere vetes me ze te larte. Dhe ja, kur te gjitha keto behen bashke deshira materializohet nje kete blog te sapo hapur.    Mund te jete dicka afatgjate, mund te jete ky shkrimi i pare dhe i vetmi, nuk e di. Do ta jetoj dite pas dite! Qellimi eshte te kem nje kend ku te tregoj per veten, per te bukuren, per gruan, per gjithcka sillet rreth saj. Une nuk jam nje nga ato "sikur te isha djale..." (e mbaj mend si sot sa kam qare duke e lexuar), mua me pelqen gjithcka e te qenit femer. Qe nga ato problemet e vogla qe na e bejne jeten me interesante, tip dilemat "cfare do vesh neser" duke e patur dollapin plot, e deri te Γ§eshtjet me delikate. 
Ndoshta ngaqe une nuk e kam hasur asnjehere ate "ziline" e famshme mes femrash. Kam fatin te kem mam 😍, moter, kusherira, kunate (po po, kunate), mikesha shuuuumeee te mira. Dhe jane pikerisht ato frymezimi im. Ato qe me nxiten qe kete setin tim te fundit te fotove nuk mund ta mbaja vetem per vete. Jane disa foto portret, te fokusuara ne aksesore dhe ngjyra, te realizuara me mjeshteri dhe dashuri nga njera prej te siper permendurave. Ajo eshte Ajola, me te cilen kemi gjetur gjuhen e perbashket qe nga kafet e deri tek fotot 😝. Ajo do te jete mbeshtetja ime me e madhe ne kete risi, do dokumentoje ne foto idete per cdo post.
Taniiii cfare te them tjeter...! Ah edhe dicka, dua te shkruaj vetem ne shqip sepse nuk mund te luaj me fjalen ne te njejten menyre ne asnje gjuhe tjeter (qe di). Pastaj po u bera e famshme si Chiara Ferragni do ta rimendoj kete pune πŸ™ˆ. 

Na prifte e mbara pra πŸ˜…!